Ivanov refuzon të dekretojë ligjet

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Siç bëhet e ditur nga përfaqësues të kuvendit, bëhet fjalë për ligje që kanë të bëjnë me ekonominë, bashkëpunim mes shteteve, shërbimet e sigurisë etj.

Ivanov refuzoi të dekretonte ligjet me arsyetimin se gjatë ushtrimit të funksionit ka vepruar në bazë të betimit të dhënë se do të mbrojë Kushtetutën dhe interesat e Republikës së Maqedonisë.