KLP në ngërç, më 19 mars çelet gara për vendet vakante

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 19 për çeljen e garës për vendet vakante, të krijuara nga largimi i anëtarëve.

I përbërë nga 11 anëtarë, 5 nga shoqëria civile dhe 6 prokurorë, Këshilli pritet të ketë dhe vakanca të tjera në lidhje me ekipin, pasi tre anëtarë të tjerë të këtij këshilli pritet të dalin përpara kolegjit të posaçëm të Apelimit, duke rrezikuar kështu karrierën.

Shkarkimi i Antoneta Sevdarasit, prokurore dhe anëtare e këtij këshilli e ka çuar kreun e këtij këshilli t’i drejtohet Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, për hapjen e garës për zëvendësimin e saj me një tjetër anëtare nga radhët e prokurorëve.

Antoneta Sevdarasi kaloi fazën e parë të Vettingut, por KPA, e gjeti në shkelje me pasuritë, duke vendosur shkarkimin e saj nga institucioni më i lartë i prokurorëve, pasi cenon besueshmërinë e publikut.

Të njëjtin fat pritet të kenë edhe 3 prokurë të tjerë, të zgjedhur me votë nga gara për KLP.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN