Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Konfiskohen 1.4 ton kokainë në New York, sasia më e madhe në 25 vjet

Nga A2 CNN
12 Mars 2019, 15:10 | Bota

Në Nju Jork është konfiskuar sasia më e madhe e kokainës në 25 vite. Autoritetet në portin e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit zbuluan 1.4 ton kokainë në një kontejner që kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara nga Kolumbia.

Anija ishte nisur për në Antwerp të Belgjikës, e megjithatë destinacioni i drogës nuk dihet. Vlera e kokainës arrinte në 77 milion dollarë.

Ajo ishte e vendosur në 60 pako, të cilat mbuloheshin nga ngarkesa të tjera me fruta të thata. Operacioni i konfiskimit të ndodhur disa ditë më parë, por të bërë publik vetëm tani, përfshiu qytete agjencitë ndryshme federale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli