Konkursi, një ide për logo në këmbim të një laptopi

Të gjithë ata që kanë një ide për censusin e popullsisë dhe banesave mund të konkurrojnë pranë Institutit të Statistikave. Për herë të parë, ky institucion ka shpallur konkursin për zgjedhjen e logos së censusit, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Në garë mund të aplikojnë me idetë dhe dizajnet e tyre të gjithë studentët.

Aplikimet do të pranohen deri më 3 prill, ndërsa logoja fituese do të shpallet në datën 10 prill dhe do të përdoret në të gjitha eventet dhe materialet e lidhura me censusin. Fituesi do të shpërblehet me një laptop, ndërsa çmimi i dytë dhe i tretë do të vlerësohen secili me një tabletë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN