Kredia e BERZH: 9 milionë euro për energjinë në banesa

BERZH do të japë 9 milionë euro kredi për të nxitur investimet individuale në banesa. Skema parashikon që qytetarët, por edhe ndërtuesit mund të aplikojnë pranë bankave tregtare për të përfituar nga skema e financimit, nëpërmjet sigurimit të një kredi, ku 20% është grant për investime të ndryshme në banesë në lidhje me izolimin dhe ruajtjen e energjisë.

“Kjo do t’i lejojë qytetarët e Shqipërisë të modernizojnë dritaret e tyre, dyert bojlerët, dhe të investojnë në teknologji që do të sjellin kursim energjie për shtëpitë. Nuk bëhet më konkrete se kaq. Nëse jeton në banesën tënde dhe dëshiron të marrësh një kredi për energjinë, kredia e BERZH do ta bëjë atë 15-20% më të lirë.

Luigi Soreca, Ambasadori i BE në Shqipëri

“Pothuajse në të gjithë pallatet e Tiranës besoj që kemi një bazë klientësh të targetuar dhe unë do të doja që pas këtij takimi fillestar të bënim një takim me 3000 administratorët e pallateve, t’i mbledhim sipas njësive administrative për t’ju treguar këtë produkt”

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë

Nga ky projekt, Bashkimi Europian parashikon që Shqipëria të kursejë 1.6 teravat energji në vit, e barabartë kjo me konsumin e energjisë për një periudhë 4 mujore.

Shkarkoni aplikacionin e A2