Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndryshojnë kartëmonedhat, në treg prerja e re 10 mijë lekë

Nga A2 CNN
12 Mars 2019, 12:20 | Ekonomi
Ndryshojnë kartëmonedhat, në treg prerja e re 10 mijë

Banka e Shqipërisë do të ndryshojë një pjesë të kartëmonedhave që janë aktualisht në treg. Në strategjinë afatmesme 2019-20121, institucioni mbikëqyrës bankar parashikon që brenda këtij viti të vijnë me një dizajn të përmirësuar kartëmonedhat 200 dhe 5000 lekëshe. Brenda 2019-ës është parashikuar edhe hedhja në treg e tyre, sipas vizionit të ri.

Ndërkaq ndryshime do të pësojë edhe kartëmonedha 1000 lekëshe. Ajo pritet të hidhet në treg me dizajnin e ri brenda vitit 2020. Në vitin 2021, parashikohen të përmirësohen dhe të hidhen në treg kartëmonedhat e reja 2000 dhe 500 lekë. Banka e Shqipërisë njofton gjithashtu, se për herë të parë vitin e ardhshëm do të prodhohet dhe do të hidhet në qarkullim të prerja e re 10000 lekë.

Institucioni mbikëqyrës bankar njofton se masa do të merren edhe për mbrojtjen nga falsifikimi të kartëmonedhave. Kjo nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të elementeve të sigurisë së kartëmonedhës, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kapaciteteve dhe aftësive njerëzore të personelit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë