“Opozita e re” me 11 deputetë, 14 të tjerë heqin dorë nga mandati

“Opozita e re” në Parlament do të ketë 11 deputetë. KQZ miratoi mandatin e dy kandidatëve të PD, Ligoraq Karamelos dhe Alban Zenelit. Ky i fundit vendosi të pranojë mandatin në një lëvizje beftë, vetëm pak ditë pasi u shfaq përkrah Bashës në protestën e 5 marsit.

Ndërkohë, 14 kandidatë të tjerë nuk kanë dorëzuar brenda afatit formularin e dekriminalizimit dhe rrjedhimisht nuk mund të fitojnë mandatin e deputetit.

Kandidatët që kanë hequr dorë nga mandati janë Taulant Zeneli, Sindi Daiu Nada Krypa, nga PD, Elbasan, Denisa Vata nga PD, Peshkopi, Mirela Tabaku, Gert Bogdani, Barbara Doda, Ina Haxhija, Matilda Qurku nga PD, Tiranë, Elizabeta Kurti nga PD, Fier dhe Arben Ristani nga PD, Vlorë.

Nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit Erisa Xhixho, Fier, Dritan Ylli, Shkodër dhe Sokol Dervishaj, Vlorë.

Burime për A2 CNN konfirmojnë që ditën e mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u dërgojë njoftimet 14 kandidatëve pasues në listat e PD dhe LSI, të cilët kanë më pas 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e dekrimializimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN