Pas akordit, Policia në stadium për herë të parë në këtë sezon

Kthimi i policisë në stadium bëri që të mbyllej bojkoti i arbitrave dhe futbolli të riniste normalisht.

Për herë të parë në këtë sezon, gjatë ndeshjes së Kupës ndërmjet Partizanit dhe Luftëtarit, uniformat blu qëndruan në ambientet e brendshme të impianteve “Elbasan Arena”.

Praktika do të vazhdojë në çdo ndeshje, me policinë që ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, ka pranuar të kryejë edhe kontrollin fizik të tifozëve gjatë hyrjes në tribuna.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN