Përplasja te “Petro Nini”, Rama: Policia si “trup pa kokë”, qëndrimi i Lleshajt dinjitoz

Përmes një video-postimi në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama kritikoi veprimet e policëve që u përplasën me disa banorë pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë. Por sipas tij, ministri i Brendshëm reagoi si duhet pas ngjarjes.

“Duke shkuar në mbështetje të Përmbarimit, policia zbatoi ligjin dhe pikë. U krijuan vetëm skena me njerëz që shtriheshin në rrugë dhe uniformat blu që nuk dinin ç’të bënin, por lëviznin në ato skena si një trup pa kokë. Ishte padyshim dinjitoz edhe reagimi i drejtorit të policisë, i cili liroi nga detyra drejtuesin e bluve të Tiranës, duke përciell një mesazh të qartë se të jesh në rregull me ligjin kur shkon pas përmbarimit, nuk mjafton për të qenë në rregull me opinionin publik. Duhet diçka më tepër që dje mungoi”, tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN