Po luanin “pistoleta më e shpejtë”, polici vret kolegen

Një polic në Francë ka vrarë kolegen e tij pasi po luanin duke simuluar një duel si në Perëndimin e Egër me armët e shërbimit.

27-vjeçarja dhe kolegu i saj 28-vjeçar po bënin roje në stacionin qendror të policisë në Paris të dielën. Sipas raportimeve të mediave franceze aty nisën të simulonin një duel, duke bërë garë kush nxirrte pistoletën i pari, kur në një moment njëra prej tyre u shkrep aksidentalisht.

Policja u qëllua në kokë dhe vdiq në vend, ndërsa kolegu i saj u arrestua ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet. “Është një dramë e çmendur që shkatërroi dy jetë”, tha për “Le Parisien”.

Loja që njihet edhe si pistoleta më e shpejtë, është bërë e famshme nga filmat “Western”, por është gjithashtu edhe një sport.

Shkarkoni aplikacionin e A2