“Punë të mbarë”, 373 studentë ekselentë gati për në administratë

373 studentë të ekselencës do të nisin nga nesër punën në administratën publike.

Kryeministri Edi Rama falenderoi studentët që përmes protestës së dhjetorit, i dhanë mundësinë e ngritjes së një sistemi punësimi sipas meritës dhe jo sipas partisë.

“Kjo është një ndihmë shumë e madhe sepse kështu kemi ndaluar edhe prurjet e tepsisë sepse tashmë kemi marrë tjetër angazhim dhe duhet ta zbatojmë. Administratës i japim një energji të re. Ju duhet të jeni vetvetja. Ju po hyni në administratë që administrata të bëhet si ju dhe jo ju të bëheni si administrata”, u shpreh Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2