“Sherr” me aligatorin dhe pastaj në pranga, pushimet e trazuara të McGregor

Connor McGregor u arrestua në Majami pasi dyshohet se ka thyer telefonin e një fansi i cili po përpiqej të bënte foto me të.

Luftëtari i arteve marciale mikse u lirua disa orë më pas, por akuzohet për grabitje me armë dhe keqtrajtim kriminal. Incidenti ndodhi ndërsa 30-vjeçari po dilte nga hoteli “Fontainbleau” rreth orës 17:20. Policia raportoi se pasi ia hodhi telefonin në tokë fansit, e shkeli me këmbë e mori në duar dhe u largua me të.

Në një postim në rrjetet sociale pas daljes nga qelia, McGregor shkroi: “Durimi në këtë botë është një virtyt për të cilin po punoj ende. i dua shumë fansat e mi. Faleminderit”.

Disa orë para incidentit, irlandezi u fotografua ndërsa ishte futur në një gardh me një aligator duke realizuar foto sikur ishte në dyluftim me të. Ai ndodhet me pushime në Florida me familjen, por me sa duket nuk mund t’i rezistojë vëmendjes publike.