Shkëlqen Ronaldo, Georgina shpërthen në lot

Ronaldo tregoi edhe njëherë tjetër se nuk është një “futbollist normal”. Ai realizoi tre gola në përmbysjen e madhe që Juventusi i bëri Atletico Madrid, pasi kishte humbur 2-0 ndeshjen e parë.

Po ashtu si në shumicën e ndeshjeve edhe në këtë takim mjaft të rëndësishëm, ylli portugez u ndoq nga tribuna e stadiumit nga familja e tij.

E dashura Georgina Rodriguez, si edhe djali i tij i madh ishin një mbështetje e vazhdueshme për sulmuesin nga tribuna.

Por ndërsa Ronaldo shënonte edhe golin e tretë dhe të kualifikimit në tribuna nisi festa dhe lotët, të cilët përfshinë edhe Georgina-n, e cila nuk i rezistoi emocioneve si shumë tifozë bardhezinjë në këtë mbrëmje të madhe për ta.