Shqipëria pa statistika zyrtare për pasuritë e sekuestruara, ndryshon ligji

Në Shqipëri nuk ka një regjistër të saktë të pasurive të sekuestruara e konfiskuara. Nëse me pronat e paluajtshme të vëna në sekuestro identifikimi është i lehtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pasuritë e luajtshme, të cilat në jo pak raste, pas proceseve gjyqësore kanë rezultuar të humbura.

Për këtë arsye, Ministria e Financave ka vendosur që nëpërmjet ligjit çdo pronë të sekuestruar, qoftë civile dhe penale, t’ia kalojë në administrim, agjencisë për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, e cila deri më tani menaxhonte vetëm pronat që prekeshin nga ligji antimafia. Por nuk është i vetmi ligj që financat kanë gati dhe do të ndryshojnë me votat e deputeteve të rinj të opozitës. Edhe ligji për parandalimin e pastrimit të parave do të votohet në Kuvend brenda prillit.

Për të shmangur pastrimin e parave, në ligj është vendosur që pasuria e personave të ekspozuar politikisht të monitorohet deri në 10 vite pas lënies së detyrë. Në këtë kategori do të bëjnë pjesë përveç deputetëve dhe kryebashkiakëve, e kryetarëve të partive dhe zyrtarë të lartë në administratë. Për 10 vite do të hetohen dhe të ardhurat e kryetarëve të gjykatave kryesore dhe ushtarakëve të gradave të larta.

Shkarkoni aplikacionin e A2