“Toka është e sheshtë”: E besojnë rreth 6 milionë amerikanë!

the facts dont lie our flat earth is warming e1504720296206 1100x620

Ndoshta as vetë shkrimtari dhe shpikësi Samuel Birley,  kur në 1864 botoi librin “Toka nuk është një sferë”, do të kishte imagjinuar që një shekull e gjysmë më vonë teoritë e tij mbi formën e tokës dhe të universit do të ishin nga më populloret dhe të diskutuarat në “universin paralel” të Web-it.

Për sa paradoksale mund të tingëllojë, gjithsesi, rrjetet sociale duket se kanë qenë përhapësi më i madh i kësaj teorie që me shekuj dukej e zhdukur. Në 2015, videot që trajtonin teoritë e “Tokës së sheshtë” nuk kalonin 50 mijë. Sot, videot i afrohen 20 milionëve.

Një studim i Texas Tech University dhe Yougov tregon një statistikë befasuese, ku rreth 9% e amerikanëve nuk janë të bindur për formën e planetit.

Skenë nga filmi “The Truman Show”

Në shkallë popullsie, flitet për rreth 30 milionë banorë, ku 6 milionë prej tyre mendojnë se ajo është komplet e sheshtë, e mbuluar nga një kupolë e madhe që përfshin edhe diellin dhe yjet, që ndodhen në një lartësi vetëm disa qindra kilometrash. Ekzaktësisht si në skenarin e filmit Truman Show, të vitit 1998.    

Vetë Google ka deklaruar që po teston një mënyrë për të kufizuar këto materiale, duke mos i reklamuar si më parë.