“Tradhtarët e LSI dhe PD”, Basha nga Berati: Dolën në krah të krimit

Lulzim Basha beson se kushdo që ka zgjedhur të jetë në Parlament, sot, është vënë në krah të krimit.

Kryetari i PD reagoi nga Berati në kohën kur 11 deputetë të opozitës kanë pranuar mandatin e deputetit dhe një ditë pas Rudina Hajdari refuzoi të linte mandatin e saj.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të lira e të ndershme. Çdo kush tjetër që tani që i ka dalë era parlamentit të krimit vazhdon dhe i kreh bishtin, është aleat i krimit të organizuar”, tha Basha.

Në prag të protestës së dytë kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, lideri i opozitës, Lulzim Basha u kujdes të bëjë dallim të qartë mes tubimit të 16 marsit dhe protestës së 21 janarit të 8 viteve më parë.

Nga Berati, Kryedemokrati u përpoq të inkurajojë qytetarët e lëkundur për pjesëmarrje në protestë, kur tha se nuk ka parë më frikë në sytë e tyre, pavarësisht reagimit policor.

Protesta e thirru nga opozita në 16 mars, vjen në kohën kur në Kuvend kanë zënë vend deputetë të rinj përfaqësues të opozitës, me të cilët qeveria Rama pret të votojë reforma të rëndësishme, si ajo elektorale.

Shkarkoni aplikacionin e A2