Vasili: Ambasadorët e BE u informuan, nuk ndërhynë

Petrit Vasili akuzoi ambasadorët e Bashkimit Europian se nuk ndërhynë për të shmangur vjedhjen e votave në vitin 2017. Sipas Vasilit, deklaratat e Kryeministrit Rama se dhe parti të tjera kanë vjedhur vota, është thjesht një mashtrim.

“Sipas tij, edhe partitë e tjera kanë bërë si ai. Është koha që ky mashtrues dhe hajdut ordiner votash të mbyllë gojën dhe t’u japë fund mashtrimeve të tij. E bashkë me të edhe disa të huaj që haptas, apo në prapaskenë, i mbajnë ison këtyre disinformimeve lidhur me zgjedhjet”, tha Vasili.

“Edhe në atë kohë në cilësinë e kryetarit të LSI, i kam informuar të gjithë ambasadorët e Bashkimit Europian në takim zyrtar publik me ta, për këtë operacion masiv dhe kam kërkuar që ata të bënin gjithçka për ta ndalur atë. Por për fat të keq ata bën pak, ose më mirë të themi nuk bënë asgjë”, shtoi nënkryetari i LSI.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN