Videoklipi shqiptar në Eurosong, plagjiaturë apo jo?

A është plagjiaturë klipi i këngës sonë përfaqësuese në Eurovision? Kjo është pikëpyetja e madhe që po shoqëron publikun në një kohë kur klipi ka vetëm një ditë që iu prezantua jo vetëm shqiptarëve, por zyrtarisht edhe Eurosong Contest.

Kjo është kënga “Children of the Wild” nga artisti Steve Angelo, I realizuar si produksion në vitin 2015, e që mendohet të jetë jo thjesht një burim frymëzimi për këngën shqiptare përfaqësuese në Eurovision, por një burim deri në plagjiaturë.

E nëse ekspertët vendosin se ky klip nuk përmban identitet por është kopjuar në një masë të madhe, a rrezikon Shqipëria të përjashtohet nga Eurovision? Këto janë ende vendime që nuk janë marrë, por imazhet e dukshme gati gati të njëllojta edhe në ngjashmërinë e personazhit të përzgjedhur për klipin janë të dukshme edhe në errësirën që karakterizon klipin e këngës “Ktheju tokës tënde”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN