Analiza e Kryeprokurores: Politika ka tentuar të ndërhyjë

Nga Shkodra, Kryeprokurorja Arta Marku deklaron se politika ka ndërhyrë në punën e prokurorëve, duke e gjykuar atë sipas interesave të saj.

Gjatë analizës së punës, Marku i bëri thirrje prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar politikisht.

“Politika i ka dhënë vetes të drejtë që të gjykojë çdo çështje që mund të ketë prekur interesat e saj, pa patur dëshirë dhe vullnet për të pritur, për të lejuar prokurorët të bëjnë punën e tyre. Duke marrë shkas nga përfolja që politika i ka bërë Prokurorisë, të njëjtën gjë ka bërë edhe opinionin publik edhe media”, tha Marku.

Një tjetër çështje për të cilën ajo ka kërkuar mirëkuptimin e vartësve është edhe procesi i vettingut. “Mos e shikoni si një ndëshkim, por si një mundësi për rikthimin e dinjiteti. Vazhdoni të punoni dhe keni gjithë mbështetjen time institucionale dhe personale. Po kështu keni mbështetjen e faktorit kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha kryeprokurorja.

Shkarkoni aplikacionin e A2