Basha në Peshkopi: Zgjidhjen tani në dorë e ka populli

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbërriti mbrëmë në Dibër dhe gjatë ditës po zhvillon takime me qytetaret dhe biznese në qytetin e Peshkopisë.

Shqetësimet për taksat, për prodhimet që nuk shiten, apo ankesat e vijueshme të qytetarëve të Peshkopisë për mbylljen e Universitetit, zunë vend në bisedat në rrugë të zotit Basha.

Me pas ai pati një mesazh për qytetarët, duke u bërë thirrje të mblidhen në Tiranë para Kryeministrisë më 16 mars, kur dhe do të mbahet protesta e 5-të e opozitës në një muaj. “Të vini për rrëzimin e qeverisë së krimit dhe kryehajdutit Edi Rama. Fundi i hajdutëve po afron”, u tha Rama mbështetësve të tij. “Dibrës i takon të jetë në krye të kësaj beteje. Këtu, në shtator 2016 u bë eksperimenti i parë i Edi Ramës në aleancë me krimin. Zgjidhjen tani në dorë e ka populli, por ju ftoj që më 16 mars të jeni edhe më shumë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN