Dënohet me 6 vjet burg kardinali australian i akuzuar për abuzime

Kardinali australian Georges Pell, që deri pak kohë më parë ishte një nga figurat më të rëndësishme të Vatikanit,  u dënua me 6 vjet burg për akuzën e abuzimit seksual mbi dy 13 vjeçare, në vitet ’90.

Georges Pell me Papa Franceskun

Kardinali ishte shpallur fajtor në dhjetor, por masa e dënimit dhe leximi i verdiktit u kryen dje nga Gjykatësi Peter Kidd, në Australi, në lidhje të drejtpërdrejtë me televizionet e vendit, qindra gazetarë dhe përfaqësues të shoqatave kundër abuzimeve.  

Gjykatësi foli për “abuzime të dukshme dhe të përsëritura”, dhe që kanë patur impakt në jetën e dy adoleshentëve.

Njëri prej tyre, i identifikuar me letrën K, ka ndërruar jetë për mbidozë heroine në 2014-ën.

Kardinali e ka shpallur gjithmonë veten të pafajshëm, dhe avokatët e tij do të apelojnë në qershor bazuar me “mungesën e provave”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN