Deputeti i ri Maliqi: Basha kërkon të bëhet Kryeministër me dhuratë

Ndërkohë që Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një tur takimesh në Peshkopi, një prej deputetëve më të rinj të Parlamentit, Lefter Maliqi, kritikoi veprimet e tashmë ish-partisë së tij. Maliqi bëri betimin këtë të enjte duke u bërë deputeti i 11-të nga listat e partive të opozitës që ulet në sallën e Parlamentit.

“Të jeni të sigurt që ne do të bëjmë opozitë dhe kjo sallë do të mbushet plot”, tha ai. “Gjithë kriza qëndron te lidershipi i Partisë Demokratike, i cili vendosi listën e kandidatëve vet dhe pësoi disfatën më të madhe, po ashtu pësoi disfatë në zgjedhjet vendore. Mandati im ka të bëjë me kthimin e dinjitetit. Të jeni të sigurt që kjo sallë do të mbushet plot”, tha Lefter Maliqi.

Ai e quajtur Bashën, kryetar me mandat të dhuruar. “Kryeministër bëhesh me votë dhe jo me dhuratë”, shtoi Maliqi. “Nuk kemi revoltë popullore, kur PD në Tiranë ka 20 mijë anëtarë dhe asnjëri nuk vjen në protestë, por protestuesit vijnë nga Bashkitë përreth, si Kamza dhe Vora”.

Jashtë Parlamentit, policia ka marrë masa duke rrethuar godinën, edhe pse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN