Hidhen kapsolla dhe gurë në oborrin e Parlamentit

Edhe pse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë e opozitës si kundërpërgjigje për seancën parlamentare, disa persona kanë hedhur gurë dhe kapsolla në oborrin e godinës së Kuvendit, që nga selia e Partisë Demokratike që është ngjitur.

Forcat e policisë kanë vendosur tela me gjemba pas derës së hekurit që ndan selinë e PD dhe të Parlamentit, ndërsa aty është vendosur edhe një autobot me ujë prej nga punonjësit e policisë herë pas here hedhin ujë në drejtim të anës tjetër për të zmbrapsur personat që ndodhen atje.

Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Kuvendit madje edhe me maska kundërgaz për t’i paraprirë çdo tubimi spontan apo incidenti që mund të ndodhë gjatë seancës ku u betuan disa deputetë të rinj nga listat e partive opozitare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN