“Ktheju Tokës”, regjisori flet për dyshimet për plagjiaturë

Regjisori Kreshnik Saraçi tregon për A2 CNN se videoklipi i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion, ka ngjashmëri të dukshme me klipin e këngës “Children Of The Wild”, por nuk mund të pohojë nëse ky klip është plagjiaturë.

Ai thotë se pjesa më e madhe e videos është ndërtuar me skena të tjera, ku përfshihet këngëtarja, foleja dhe uji. Saraçi pohon se realizim i klipit është i mirë.

“Ka një ngjashmëri, por për mendimin tim nuk është plagjiaturë. Unë nuk e di kush janë komponentët realë që ekspertët marrin parasysh kur japin vendimin është kopje apo plagjiaturë. Prandaj nuk mund ta them dot. Por nga këndvështrimi im, aty vetëm një element është ai që ngjason. Fëmija që vrapon, mënyra e xhirimit dhe pak vendndodhja. Më pas, e gjithë pjesa tjetër e videoklipit është e ndryshme. Edhe personazhet e tjerë te videoklipi i huaj që janë pas fëmijës, te ne nuk ekzistojnë. Për këtë arsye, unë shprehem se nuk është plagjiaturë”, shprehet regjisori Kreshnik Saraçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN