Ndikimi rus, Rama: Sa herë që cenohet agjenda europiane, ata shohin një oportunitet

Një raport i dorëzuar së fundmi nga Shërbimi Informativ Shtetëror përmend një përpjekje të Rusisë për të rritur ndikimin e saj në Shqipëri. Kryeministri Rama foli për herë të parë për këtë raport që ndodhet në zyrën e tij.

“Rusia nuk është një vend tifoz i BE dhe zgjerimit të BE dhe natyrshëm nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë europiane të asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk është sekret”, u shpreh ai. “Ndërkohë ne kemi një agjendë kombëtare, kryefjala e të cilës është të bashkohemi me familjen europiane. Sa herë kjo agjendë cenohet aq herë kush nuk është tifoz i BE pa diskutim që sheh një oportunitet”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN