Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Opozita e re”, 16 deputetë marrin mandatet e djegura

Nga A2 CNN
13 Mars 2019, 16:57 | Politikë
“Opozita e re”, 16 deputetë marrin mandatet e djegura

11 deputetë të rinj u ulën sot në sallën e Kuvendit. Seanca nisi me betimin e 7 prej tyre, ndërsa listës së të pabindurve, priten t’i shtohen të tjerë duke çuar numrin e tyre në 16.

Qëndrimi i tyre në sallë nuk vijoi shumë gjatë, pasi 11 deputetët u larguan nga salla për disa orë, duke e shfrytëzuar këtë moment për t’u çlodhur.

Ata u rikthyen në sallë vetëm kur po afronte votimi. Disa prej tyre shfrytëzuan edhe foltoren e Kuvendit për të folur për marrjen e mandateve që dorëzuan ish-deputetët e PD dhe LSI. Sipas tyre, vendimi u mor në shërbim të vendit dhe jo partisë.

Kandidati më i ri është nga LSI. Nimet Musai nga lista e Fierit është një tjetër emër që do t’i shtohet deputetëve në Kuvend. Musai ka pranuar mandatin e deputetit duke dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e dekriminalizimit.

Një ditë më parë edhe Ralf Gjoni nga lista e LSI pranoi mandatin e deputetit. Sapo KQZ t’u japë mandatin edhe dy deputeteve.

Sot, Kuvendi ka 93 deputete dhe me Ralf Gjonin dhe Nimet Musain kapërcehet me një mandat më tepër shumica kushtetuese prej 94 votash.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani