Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Opozita e re” voton pro ligjeve të qeverisë “Rama”

Nga A2 CNN
13 Mars 2019, 19:40 | Politikë
“Opozita e re” voton pro ligjeve të qeverisë

Opozita e re në Kuvend ka votuar pro ligjeve të qeverisë “Rama”. 6 nga 11 deputetë ngritën kartonët jeshilë për ligjet e rendit të ditës.

Deputetët Ylli Shehu dhe Alban Zeneli votuan të dy kundër ligjit për nxitjen e punësimit. Në miratimin e ligjeve për sigurinë e digave dhe emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, deputeti i LSI, Ylli Shehu votoi kundër, ndërsa deputeti i PD Alban Zeneli nuk mori fare pjesë në votim.

Të vetmin projektligj që e votuan të gjithë pa përjashtim ishte nisma që synon të përmirësojë kushtet e konvikteve.

Edlira Hyseni, Lefter Koka i LSI dhe Ligoraq Karamelo i PD nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani