Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama: Modeli “Schengen” në të gjithë rajonin, jo vetëm me Kosovën

Nga A2 CNN
13 Mars 2019, 11:38 | Aktualitet
Rama: Modeli “Schengen” në të gjithë rajonin, jo

Kryeministri Edi Rama tha se Maqedonia e Veriut është një partner strategjik i Shqipërisë, pas takimit me homologun maqedonas Zoran Zaev, i cili është për një vizitë zyrtare në Tiranë.

“Integriteti dhe stabiliteti i Maqedonisë së Vriut është interes strategjik i Republikës sonë. Ne jemi bashkë në një moment të veçantë, kur shkojmë drejt pragut të shumëpritur të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian dhe puna e përbashkët që po bëjmë na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë”, tha Rama.

https://a2news.com/2019/03/13/ndikimi-rus-rama-sa-here-qe-cenohet-agjenda-europiane-ata-shohin-nje-oportunitet/

Ai foli për nismën për lëvizjen e lirë mes qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, një nismë që sipas tij u keqkuptua kur fillimisht u fol për zbatimin e tij vetëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Më vjen shumë mirë që kemi dakordësi për të ecur përpara për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike, por jo vetëm, duke finalizuar një proces teknikisht të ndërlikuar, por strategjikisht të domosdoshëm të lehtësimit maksimal të kufirit. Procesi që kemi nisur me Kosovën është keqkuptuar kur kemi folur për një model “Schengen”, por është vetëm fillimi i një marrëveshjeje që duhet të shtrihet në të gjithë rajonin, edhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi. Kufijtë mes vendeve tona duhet të jenë po aq fluidë sa çfarë janë vendet e BE. Askush nuk na pengon që ta bëjmë sot”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë