Strategji e re, Volkswagen drejt makinave elektrike

Kompania gjermane e prodhimit të automjeteve “Volkswagen” do të rrisë numrin e modeleve të makinave elektrike nga 50 në 70, përgjatë dekadës së ardhshme. Më parë kjo kompani ka njoftuar se do të ndërmarrë investime të mëdha në teknologjinë e sektorit elektrik dhe të baterive, duke u përballur kështu me kompani si “Tesla”, që po kryesojnë në tregun e makinave elektrike.

Kompania “Volkswagen” bëri të ditur në një deklaratë se deri në vitin 2028 do të ndërtojë 22 milionë makina elektrike apo 7 milionë më shumë sesa kishte parashikuar më parë. Gjithashtu kompania tha se do të përfshihet në sipërmarrjen e prodhimit të baterive në Evropë.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje të rëndësishme për të konkurruar tregun e makinave elektrike, investimet në teknologji të re kanë prekur disi fitimet e kompanisë.“Volkswagen” tha se fitimet në vitin 2018 arritën në 13.8 miliardë euro, duke u rritur kështu me 0.7% krahasuar me një vit me parë. Por nga ana tjetër, kosto e punës kërkimore dhe zhvillimore u rrit me 3.8% dhe investimet në lëvizjen elektrike ndikuan në zvogëlimin e fitimeve të kësaj marke.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN