“3 Ditët e Verës”, Rama: Lala më 14, Luli më 16, Lali më 17 mars

Agjenda e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës nuk ishte e qëndrueshme këtë Ditë Vere.

Fillimisht u njoftua se Basha do të ishte i pranishëm në një aktivitet festiv, por zyra e shtypit e fshiu vetëm pak minuta më pas njoftimin për aktivitetin. Ndërsa Rama ndryshe nga sa ishte parashikuar, nuk pati dalje publike, por gazetarët ia morën gjithsesi një urim.

Kryesocialisti i ndau ato në tre ditë, duke iu drejtuar kryetarit të bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, Lulzim Bashës dhe Erjon Veliajt.

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet në autostradën Tiranë-Elbasan. Edhe pas 7 vjet nga nisja e ndërtimit të saj, sot u hap vetëm një korsi.

“Po përfundon ky makth dhe pas kaq kohësh po mbaron historia e befasive. Projekti ishte një mizerabilitet total”, u shpreh Edi Rama gjatë inspektimit të kësaj rruge. Më 17 maj pritet që autostrada të jetë funksionale në të dyja kahet.