Aksident në aksin Fushë Krujë- Tiranë, ndërron jetë 60 vjeçari

Një tjetër viktimë sot në aksin Fushë Krujë-Tiranë, që është shndërruar në burim aksidentesh të herëpashershme.

Sipas Policisë së Shtetit, një aksident i ndodhur rreth orës 05:45 në zonën e Niklës i ka marrë jetën një shtetasi 60 vjeçar, ende të paidentifikuar.

Mjeti që ka shkaktuar aksidentin mësohet së drejtohej nga një 51 vjeçar, banues në Tiranë.

Grupi Hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e dinamikave të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN