Amendamenti surprizues, referendum i dytë për Brexit, deputetët votojnë sot

Deputetët britanikë do të votojnë sot për herë të parë për mundësinë e mbajtjes së një referendumi të dytë për Brexit.

Kryetari i Dhomës së Komunëve zgjodhi në mënyrë të papritur te kalonte për votim amendimin për një referendum të ri që ishte propozuar nga ish-konservatorja Sarah Uollaston.

Në këtë propozim thuhet se dalja e Britanisë nga BE duhet të shtyhet për qëllime legjislative dhe për të zhvilluar një votim të ri popullor, në të cilin qëndrimi në bllok do të jetë një opsion.

Gjithashtu sot do të votohet edhe për një propozim ndërpartiak që do t’i mundësojë parlamentit të marrë në kontroll procesin për Brexit, i cili deri më tani i ishte besuar kryeministres Theresa May.

Megjithatë, synimi kryesor i Ekzekutivit britanik mbetet aprovimi i propozimit për shtyrjen e largimit nga BE.