Basha me artistët: Pushteti duhet të jetë produkt i votës së lirë – A2

Basha me artistët: Pushteti duhet të jetë produkt i votës së lirë

Në një takim me përfaqësues të artit dhe kulturës, në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, Lulzim Basha ju referua raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të theksuar se beteja e opozitës për zgjedhje të lira është vetëm pikënisja e ndryshimit në themel të konceptit se si duhet të qeveriset vendi.

“Bashkë me elitën intelektuale të vendit të krijojmë një hapësirë të lirë, të pakufizuar dialogu dhe bashkëveprimi me opozitën politike në një rrugëtim që shkon përtej interesave politike të Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë”, tha Basha.

Basha shtoi se të gjithë duhet të thonë fjalën e tyre në çështje të ndryshimeve kushtetuese, problematika të sistemit zgjedhor, të ndarjes dhe balancimit dhe kontrollit të pushteteve, apo edhe reformave të thella ekonomike. “Në mënyrë që pushteti së pari të jetë produkt i votës së lirë dhe së dyti të jenë mjaftueshëm nën kontroll për të mos u kompromentuar nga interesa të pakicave kriminale dhe oligarkike që sot kanë marrë peng qeverisjen”.

Shkarkoni aplikacionin e A2