Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Djali “tradhtar” i memes, promovon politikat e reja familjarë në Hungari

Nga A2 CNN
14 Mars 2019, 23:07 | Bota
Djali “tradhtar” i memes, promovon politikat e reja familjarë

Politikat e reja familjare në Hungari po promovohen nga një prej çifteve më të famshëm në internet. Dy të rinj të buzëqeshur e të përqafuar, janë zgjedhur si imazh i planit të ri të Viktor Orban, ku përfshihet edhe heqja e taksave për nënat me shumë fëmijë.

Por hungarezëve nuk u ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm; çifti është i njëjti që pozon në një prej memeve më të famshme në rrjet.

Në meme, të rinjtë shfaqen krah njëri-tjetrit, por djali hutohet pas një kalimtareje, duke nxitur pakënaqësinë e të dashurës.

Fotoja e çiftit në Budapest, është shpërndarë mijëra herë edhe në Shqipëri, e shoqëruar më shprehje që lidhen me pavendosmërinë, tradhtinë, hipokrizinë e gjithçka tjetër. Imazhet zëvendësuan posterat e mëparshëm, të cilat zemëruan jo pak Bashkimin Europian.

Atje shfaqeshin presidenti i komisionit europian Jean-Claude Juncker dhe filantropi miliarder George Soros.

Në tekstin shoqërues, ata akuzohen për mbështetje të emigracionit të paligjshëm. Debatet lidhur me posterët dhe retorika e përsëritur antieuropiane e Victor Orban, kanë nxitur thirrjet për përjashtimin e partisë së tij nga Partia Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe Juncker.

A2 CNN Livestream

Dita jonë