Dy operacione anti-drogë, 7 në pranga

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Babë e bir, A.L., 55 vjeç dhe A.L., 26 vjeç, të dy banues në Patos, janë vënë në pranga në banesën e tyre, pas operacionit të koduar “Befasia”

Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 900 gram lëndë narkotike në formë çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Ndërkohë, 5 persona janë arrestuar në Lushnje në kuadër të një tjetër operacioni anti-drogë, ndërsa janë sekuestruar edhe 21 kilogramë kanabis në formë çokollate. Të arrestuarve, A.Ç., 53 vjeç, G.K., 38 vjeç, I.K. 50 vjeç, R.K. 25 vjeç, L.Y., 47 vjeç, iu sekuestruan edhe dy automjete dhe një sasi parash.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN