Fatura e “kripur”, shteti humb gjyqet, 3.1 mld lekë kosto në 3 vjet

Plot 3.1 miliardë lekë të rinj është fatura financiare e tre viteve të fundit, që ka paguar shteti për gjyqe të humbura me kompanitë private apo individët.

Dëmi në total është edhe më i madh, pasi në këtë shifër nuk janë llogaritur vendimet gjyqësore ende të pa ekzekutuara, apo vendimet për largimet e padrejta nga puna.

Të dhënat listohen në dy tabela përmbledhëse të Open Data Albania, që i referohen transaksioneve të thesarit në vitet 2015-2019.

Kostoja që shlyhet me paratë e taksapaguesve është krijuar për shkak të gjyqeve të humbura si rezultat i detyrimeve të prapambetura, ndërprerjeve të njëanshme të kontratave publike të institucioneve shtetërore me kompani private, apo pezullime të vendimeve administrative.

Sipas të dhënave, shpenzimet gjyqësore kanë kushtuar 2.22 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore 900 milionë lekë. Në institucionet e detyruara për të paguar janë disa bashki, si edhe disa nga ministritë më të rëndësishme në vend.

Në këtë mënyrë, derisa shteti të respektojë aktet e veta, kontratat dhe detyrimet kontraktore, taksapaguesit do të paguajnë dëmin në miliarda lekë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN