Interi jashtë Europa League, kualifikohet Napoli, Chelsea e Arsenali

Interi është i ka thënë lamtumirë edhe Eurpa League për këtë sezon, pas u mund në “San Siro” 0-1 nga gjermanët e Eintracht Frankfurt.

Një ndeshje zhgënjyese për zikaltrit, të cilët dukeshin dukeshin të shpërqendruar në fushën e lojës, ndoshta me mendjen te derbi i së dielës ndaj Milanit.

Ndeshja u vendos nga një gol që në minutën e 6 dhe më pas rezultati mbeti I pandryshuar. Takimi I parë në Gjermani mes dy skuadrave u mbyll me rrjeta të paprekura.

Ndërkohë, Napoli mori një humbje të rëndë në Austri 3-1 nga Slasburgu, por fal fitores 3-0 të ndeshjes së parë siguroi një biletë për në fazën e ardhshme të këtij kompeticioni.

Ndërkohë, u kualifikuan edhe Chelsea, Valencia, Arsenali dhe Villarreali.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN