Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Konflikti te “Petro Nini”, përballja e gjatë ligjore mes palëve

Nga A2 CNN
14 Mars 2019, 19:20 | Aktualitet
Konflikti te “Petro Nini”, përballja e gjatë ligjore mes

Ditën e hënë, në fillim të kësaj jave, të gjithë u bëmë dëshmitarë të një situate aspak të këndshme. Një përplasje mes banorëve të disa shtëpive në rrugën “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, precipitoi në një situatë shumë të tensionuar.

Përmbaruesit u tërhoqën për t’u rikthyer më 25 mars. Një sekuestro mbi truallin te “Petro Nini” vendosur shumë vite më parë duket se është zanafilla e konfliktit mes banorëve aktuale dhe pronarëve të truallit të njohur nga gjykata, të cilët e kanë shitur më pas pronën te një kompani ndërtimi për pallat.

Për të folur rreth konfliktit shumë vjeçar mbi këtë pronë ishin të ftuar në “A2 Debat” avokati Klodian Reçi, përfaqësuesi ligjor i familjarëve, Sabina Meta, përfaqësuesja ligjore e pronarëve të tokës, ndërsa në lidhje direkte ishte edhe Bernardin Ujka, përfaqësues ligjor i pronarit të truallit.

Ujka i bëri një përshkrim të shkurtër truallit dhe pronarëve të tij. “Pronari i truallit është një person me një performancë të lartë, që quhet Ali Riza Kosova, i cili ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë, familje e pasur me tradita atdhetare. Ali Rizai është pronari i truallit. Kjo pronë është e blerë nga familja dhe është sekuestruar në vitet kur Ali Rizai ishte një antifashist. Vendimi u kthye kur erdhi komunizmi dhe aty ka nisur persekutimi dhe burgosja e Ali Rizait. Historia e pronës është reale, edhe zyrat e drejtorisë së rrugëve janë pjesë e pronës. Atakimi që është bërë në gjyq, nëse ka qenë pronë e shtetit, pse nuk e ka kërkuar shteti? Të gjitha gjyqet i kanë humbur sepse ishte e ligjshme”.

Por avokati Klodian Reçi, përfaqësuesi ligjor i familjarëve, ka reaguar duke thënë se

“Me përshkrimin që bëri, i bie që këta njerëzit janë ngulur aty dhe me kokëfortësi kërkojnë të marrin pronën. Të mos merremi me histori pasi prandaj nuk ecim para. Bëhet fjalë për një pronë që është sekuestruar në vitin 1939 nga regjimi. Pas viteve 1944, u bë shtetëzimi i të gjitha pronave. Mbi atë sipërfaqe që ka pasur Ali Rizai, shteti ka bërë investime përkatëse, ndër të tjera është ndërtuar edhe një godinë njëkatëshe. Rreth viteve 50, aty janë vendosur edhe familjarët. Në vitin 1993, këto privatizohen dhe në atë moment pajisen me dokumentin e pronësisë. Më pas, dy vite më vonë, shteti në mënyrë të njëanshme del një vendim i kthimit dhe kompensimit të pronave, i cili i njeh ish-pronarit Ali Rizai një pronë që ishte e sekuestruar para vitit 1944. Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave të kohës kishte vendosur një mur kufizuar që ishte: Kthehen dhe njihen të gjitha pronat që janë sekuestruar pas 28 nëntorit të vitit 1944. Në rastin konkret është kthyer një pronë e cila nuk ishte sekuestruar nga regjimi komunist por regjimi italian. Baza e konfliktit është nga mungesa e fuqisë rregullatore të shtetit. Ai është një vendim i padrejtë. Këto familjarë kishin 50 vite që jetonin aty dhe nuk mund të kishte dhe një tjetër subjekt pronar.

Ndërkohë avokatja Sabina Meta u shpreh se lihet në heshtje periudha 1939-1995, kohë kur është abroguar vendimi i sekuestrimit të vitit 1939.

“Ajo që është lënë në hije nga media është fakti që nga 1939 kalohet në vitin 1995, duke lënë në errësirë periudhë e viteve 1939-1995. Toka as nuk është kompensuar, as nuk është blerë, por është sekuestruar vetëm si rrjedhojë e luftës kundër fashizmit edhe duke u persekutuar. Në vitin 1944 ky vendim është abroguar dekreti që ka bërë sekuestrimin. Në periudhën komuniste është proceduar në dy faza”, thotë Sabina Meta.

Në momentin kur dy palët duket se po arrin një marrëveshjes mes tyre, përfaqësuesit ligjorë të tyre akuzojnë njëri tjetrin për tërheqje nga ajo marrëveshje.

Ndërsa jemi përpara datës 25 mars kur përmbarimi do të ekzekutojë vendimin e gjykatës, duket se konflikti do të vazhdojë të jetë evident.

A2 CNN Livestream

Dita jonë