Kriza politike, Roth: Situata në Shqipëri, “e helmuar”

Pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, e ka konsideruar të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit nga partitë opozitare.

Në një intervistë për DW, Ruth thotë se Parlamenti është vendi, ku duhet bërë debati. “Ne kërkuam që këtu të ndërhyhet për zbutje. Por kam frikë se situata tashmë është shumë e helmuar”, shprehet Roth.

Ministri i Jashtme gjerman, këshillon gjithashtu opozitën që t’i drejtohet drejtësisë lidhur me dyshimet për vjedhje të zgjedhjeve.

Sa i përket qëndrimit pro apo kundër hapjes se negociatave për Shqipërinë, nga shteti Gjerman, Ruth thotë se gjithçka është e hapur”, përfundon ministri Gjerman, Michael Roth.