Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pasuria e deputetëve, ILDKPKI shkel afatet për verifikimin

Nga A2 CNN
14 Mars 2019, 17:30 | Aktualitet
Pasuria e deputetëve, ILDKPKI shkel afatet për verifikimin

Për herë të parë gjatë 2018-s, kontrolli i pasurisë së deputetëve të kuvendit të Shqipërisë nuk do t’i lihej në dorë fatit. Shorti që përzgjidhte se cili do të ishte ligjvënësi që do të verifikohej për ligjshmërinë të ardhurave vjetore, në kuadër të reformës në drejtësi u anulua si procedurë dhe u bë taksative me ligj që brenda vitit që lamë pas, këtij procesi do t’i nënshtroheshin të 140 deputetët.

Verifikimi nga ILDKPI nuk u realizua. Për mosrespektim të ligjit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka argumentet e tij. Në përgjigje të interesit të A2 CNN, fajëson për këtë dështim në përmbushje të detyrimit ligjor mbingarkesën procedurale për shkak të procesit të vetting-ut për përfaqësuesit e gjyqësorit dhe atyre të policisë.

“ILDKPKI ju bën me dije se gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018 është duke kryer procesin e kontrollit të plotë për të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, (me përjashtim të deputetëve të cilët kanë marrë detyrën për herë të parë në vitin2017). Ky proces është duke u realizuar dhe nuk ka përfunduar ende, edhe për shkak të mbingarkesës së institucionit në angazhimin e zbatimit të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe përgatitjes për procesin e vetting-ut në Polici, (bëhet fjalë për afërsisht 12 mijë punonjës), si dhe zbatimit të ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”

Përgjigja e ILDKPI për A2 CNN

Fati i këtij procesi ende mbetet i paqartë. Kjo, pasi ILDKPI-së do t’i shtohen të tjera dosje për të kontrolluar. Deri në 31 mars, të gjithë deputetët e dalë nga zgjedhjet e 2017-s, duhet të dërgojnë formularët me të dhënat për pasuritë e tyre gjatë 2018-s.

Pavarësisht kësaj, sipas dokumentit që A2 CNN disponon, ish-deputetëve të PD-së e LSI-së, Kuvendi u ka kërkuar të deklarojnë pranë inspektoratit të drejtuar nga Shkëlqim Ganaj, të ardhurat për dy muajt e parë të vitit, deri kur dorëzuan mandatin. Për rrjedhojë, verifikimet e diktuara me ligj jo vetëm që do të vonohen, po me gjasë dhe në rast do të konstatohen shkelje, do bëhen publike pas disa viteve, në tejkalim të çdo afati ligjor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë