Policët lënë “luftën” me Kartelin për t’u marrë me studentët

Çdo vit, fotot nga pushimet e pranverës, ku studentë nga universitetet më të mira amerikane pushtojnë plazhet, bëjnë xhiron e botës. Pas stresit të provimeve, studentët “shpërthejnë” duke festuar me alkool dhe muzikë gjatë gjithë ditës e natës.

Destinacioni i preferuar zakonisht është Florida, me plazhet e shtetit jugor gjithmonë të mbushura me 20-vjeçarë të tërbuar.

Por në një ishull të vogël pranë Teksasit, South Padre, situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Aty zakonisht jetojnë 5000 vetë, ndërsa në këtë periudhë të vitit, destinacioni turistik mbushet me mbi 100 000 studentë që nuk duan t’ia dinë për qetësinë.

E megjithëse ky “uragan” sjell në ekonominë e ishullit miliona dollarë të ardhura, paratë vijnë me disa probleme. Vitin e kaluar u shpenzuan në total 3,1 milionë dollarë vetëm për pije alkoolike. Por kjo nuk ka penguar policinë lokale që të thërrasë në ndihmë forcat speciale nga i gjithë Teksasi për të mbajtur nën kontroll “turmën”.

Sipas autoriteteve nga qytezat përreth forcat e sigurisë që zakonisht luftojnë me kriminelë të rrezikshëm, si pjestarë të Kartelit “Golfos”, transferohen në South Padre, pasi aty ka më shumë nevojë. Fotot e mësipërme konfirmojnë se policët kanë të drejtë.