Raporti i Eurostat: Mbi 19 mijë shqiptarë kërkuan azil në shtetet e BE

Shqiptarët vijojnë të largohen masivisht nga vendi. Një raport i publikuar nga Eurostat zbuloi se në vitin 2018, mbi 19 mijë shtetas të vendit tonë aplikuan për azil në një prej shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Në listën e Eurostat, Shqipëria gjendet thuajse në të njëjtin nivel me Venezuelën, Turqinë dhe Gjeorgjinë.

Pas vendit tonë renditen shtete si Eritrea dhe Guinea me nga 14 mijë kërkesa për azil. Pavarësisht numrit ende të lartë të aplikimeve nga Shqiptarët, në krahasim me vitin 2017,raporti thekson se ka një rënie të konsiderueshme të azilkërkuesve.

Irlanda dhe Franca ishin dy shtetet më të preferuara të shqiptarëve. Ndërkaq, shtetasit nga Siria, Afganistani dhe Iraku paraqitën numrin më të madh të kërkesave për azil në BE.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN