Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Skandal i kampeve toksike në Kosovë, eksperti i OKB ngre alarmin

Nga A2 CNN
14 Mars 2019, 21:47 | Kosova
Skandal i kampeve toksike në Kosovë, eksperti i OKB ngre alarmin

Kombet e Bashkuara vendosën familjet rome dhe pakicat e tjera etnike në kampe toksike në Kosovë dhe më pas nuk i kompensuan ato.

Skandali është zbuluar së fundmi nga një ekspert i të drejtave të njeriut në OKB. Baskut Tunçak është shprehur se rreth 600 persona u vendosën në kampe të vendosur në sipërfaqe të kontaminuar brenda viteve 1999 dhe 2013 dhe përafërsisht gjysma e tyre ishin fëmijë nën 14 vjeç.

Që në fillim të viteve 1970, zona ishte e njohur të kishte ndotje të plumbit dhe sipas një hetimi të Tunçak, kjo ka sjellë vdekjen e disa fëmijëve, por edhe personave të rritur.

Pas një takimi me viktimat dhe zyrtarë të OKB-së në Kosovë, eksperti është shprehur se OKB duhet të kërkojë falje publike dhe të kompensojë menjëherë individët e prekur.

Në një deklaratë për shkrim drejtuar “Euronews” OKB reagon: “Sekretari i Përgjithshëm beson se është detyra jonë e përbashkët të mbështesim komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të prekur nga helmimi nga plumbi në Kosovë dhe të sigurohemi që ata të marrin ndihmën që u nevojitet”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani