ZDF zbulon me dron plantacionin me marijuanë: Shqipëria nën kontrollin e mafias

Televizioni shtetëror gjerman, ZDF gjatë një reportazhi për Shqipërinë, zbuloi me dron një plantacion me kanabis.

Në materialin me titull “Shqipëria nën kontrollin e mafias”, gazetarja Eva Schiller thotë se aktiviteti i bandave shqiptare shtrihet në të gjithë Europën.

Në reportazh, ZDF përfshin dhe një prononcim të ish-oficerit të antidrogës, Dritan Zagani, i cili pohon se bandat kriminale kanë mbështetje të plotë nga politika që qeverisë Shqipërinë.

Gjithashtu, theksohet se paratë e përfituara nga trafiku i drogës pasqyrohen nga ndërtimet e reja në vend dhe nga qarkullimi i makinave të shtrenjta.