Zyrtare, po hetohet mbi veprimtarinë e politikanëve për blerje votash

Ditën e mërkurë, nga Dibra, Lulzim Basha do të fliste me emra konkret për deputetë socialistë që sipas tij, janë përfshirë në blerje votash për zgjedhjet vendore dhe që opozita e ka pagëzuar me emrin “Dosja 184”.

Edhe pse zyra e shtypit nuk pranon të japë emra dhe detaje mbi këtë çështje, por ajo konfirmon për A2 CNN se veprimtaria e disa politikanëve është nën hetim.

Një ditë më pas, deklaratave të kreut të PD-së, Prokuroria e Përgjithshme, pranon zyrtarisht se po heton mbi veprimtarin e disa politikanëve dhe pozicionet e tyre në zgjedhjet elektorale.

Çështja është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe mësohet se pjesë e hetimit janë pamje filmike, përgjime si dhe dëshmi.

Dosja 184 është e para çështje hetimore që nis ndaj fenomenit të blerjes së votave në vend. Për të është folur shumë, pasi dyshohet se në këtë veprimtari janë përfshirë emra të lartë politikanësh, siç pranon Prokuroria e Përgjithshme.