Alban Bushi për U-21: Mund të jemi surprizë. Durmishaj? Dyert janë ende të hapura

Kombëtarët U-21 dhe U-19 prezantuan sot të grumbulluarit që do të fillojnë rrugëtimin për kualifikueset.

Trajneri i U-21, Alban Bushi,  që do të përballet me Andorrën dhe Turqinë mendon se “ nuk jemi aspak favoritë në një grup të vështirë.  Do mundohemi të lemë Kosovën dhe Andorrën mbrapa, pastaj çfarë të dali është mirë. Na janë dëmtuar disa “ustallarë”, por kemi gjithsesi ekip që unë mendoje do të luaj mirë, dhe mund të jemi surprizë”.

Optimizmin e moderuar ai e bazon tek fushata e vitit të kaluar ku sipas tij “ mund te kishim arritur vendin e dytë, kemi dominuar në ndeshje si Irlanda dhe Islanda, por ata dolën para nesh”.

Bushi i rikthehet edhe çështjes Durmishaj, ku mban ende një derë të hapur për sulmuesin që ishte pjesë e U-21 kuqezi, por me sa duket preferon ftesën e Greqisë. “Nga momenti që nuk është thirrur, dhe ai nuk është shprehur, dyert janë të hapura”, thotë Bushi, që shton se strategjia e Federatës nuk është ajo që të djegë  lojtarët “duke luajtur një minutë me Kombëtaren, sepse po e pati me dy mendje nuk do të jetë me vonë i dobishëm”.

Shkarkoni aplikacionin e A2