Basha: Deputetët e rinj u shitën si bagëti

Nga Durrësi, Lulzim Basha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 16 marsit. Në një takim me studentë dhe pedagogë, Basha sulmoi edhe një herë jo vetëm Kryeministrin, por edhe deputetët e rinj të Kuvendit që erdhën nga listat e partive të opozitës.

“Kushdo që gjen arsye për t’u rreshtuar në krah të këtij gjysmagjeli parlament, në fakt renditet kundër interesit të shqiptarëve, renditet në krah të krimit të organizuar”, tha Basha.

“Provokimet që po bën me këta të mjerët që i peshkon andej dhe këtej, do të marrin përgjigjen e merituar nga opozita duke filluar nga protesta e 16 marsit në Tiranë. Shikoni si e trajton Parlamentin, si banjë publike, si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazarin e Milotit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN