Brexit në kaos, ligjvënësit britanikë pro shtyrjes së divorcit me BE

Kryeministrja Theresa May do të përpiqet për të tretën herë të bindë ligjvënësit të mbështesin ujdinë e negociuar prej saj për Brexit, gjatë ditëve në vijim.

 Dhoma e Komunëve do të votojë sërish për marrëveshjen e divorcit në 20 mars, pasi më herët e refuzoi atë me 230 vota kundër dhe 149 në favor. Të enjtën deputetët votuan pro zgjatjes së afatit të Brexit, përtej datës 29 mars.

Megjithatë çdo zgjatje e afatit do të kërkonte miratimin e të gjitha shteteve anëtare të BE. Nëse parlamentarët aprovojnë ujdinë e May para samitit që zhvillohet në Bruksel, shefja e ekzekutivit mund ti kërkojë Brukselit shtyrjen e Brexit deri në 30 qershor.

Nëse marrëveshja rrëzohet sërish shkëputja mund të shtyhet për shumë më vonë, duke detyruar Britaninë e Madhe të marrë pjesë në zgjedhjet e parlamentit evropian në fund të muajit maj.

Lideri i opozitës Jeremy Corbyn bëri thirrje për bashkëpunim.


“Pas kaosit qeveritar të ditëve të fundit, dhe disfatave të shumta të gjithë ne kemi mundësinë dhe përgjegjësinë të punojmë bashkë për zgjidhjen e krizës me të cilën përballet vendit. Qeveria dështoi ta bëjë këtë”.

Jeremy Corbyn

Një seri votimesh janë zhvilluar në Dhomën e Komunëve këtë javë. Më herët gjatë javës ligjvënësit rrëzuan edhe propozimin për një shkëputje pa ujdi. Megjithatë votimi nuk ishte detyrues dhe sipas ligjit aktual, ekziston mundësia që Londra të largohet pa marrëveshje në 29 mars. Të ënjtën u votua gjithashtu një propozim për mbajtjen e një referendumi të dytë, i cili u refuzua me shumicë bindëse.

Edhe lideri i laburistëve Jermy Corbyn i cili më herët ishte shprehur në favor të një mundësie të tillë, I kërkoi partisë së tij të votonte kundër.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN