Deputetët francezë: Palët të gjejnë zgjidhje

2 të dërguarit e Presidentit Emanuel Macron u njohën nga afër me situatën politike në Shqipëri. Pas takimit me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deputeti francez Jacques Maire u shpreh se nuk dëshiron të komentojnë situatën e brendshme politike në Shqipëri, por kërkoi që palët të gjejnë një zgjidhje për ngërçin.

“Kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Reforma në drejtësi është ekzemplare. Personalisht, i besoj frymës kombëtare të shqiptareve dhe shpreh bindjen se ata do të dinë të gjejnë një zgjidhje mes tyre”, u shpreh Maire.

Por a do t’i thotë “po” Franca Shqipërisë në qershor? “Këtu çështja nuk shtrohet nëse Franca është gati ose jo, por se kur do të jepet përgjigja për ju. Pas zgjedhjeve evropiane të dalë një Parlament i ri, një komision i ri dhe një këshill i ri evropian, të aftë të marrin vendimet e mira në pikëpamje të zgjerimit. Në rast se në Evropë do të kishim një shumicë nacionaliste, zgjerimi do të ishte shumë i vështirë”, shtoi ai.

Pas takimit, Balla tha se Franca është një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së dhe mbështet fuqishëm procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e Shqipërisë në union.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN