Ka vetëm pak ditë deputet, dënimi i rrezikon mandatin Ylli Shehut

Deputeti Ylli Shehu, i betuar në Kuvend në 4 mars, pasi mori mandatin nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka deklaruar një dënim gjyqësor në formularin e dekriminalizimit. A2 CNN ka siguruar një kopje të një vendimi të Gjykatës së Korçës, të vitit 2008, sipas të cilit Shehu është dënuar me 600 mijë lekë gjobë për akuzën e “kontrabandës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Ky vendim i padeklaruar nga deputeti Shehu vë në rrezik mandatin e tij. Ndonëse dënimi me gjobë nuk hyn në kategorinë e dënimit që pengon zgjedhjen si deputet, fshehja e tij e ngarkon me përgjegjësi penale të “falsifikimit” Shehun dhe në rast se fajësohet nga gjykata, ai humb mandatin. Përmes një reagimi në “Facebook”, deputeti Shehu tha se nuk e ka fshehur me qëllim këtë vendim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN